Prizrenasi su*lmon fizikisht nënën dhe vëllain


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhu*nës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Prizren. Siç njofton Policia, një person ka su*lmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte su*lmuar fizikisht dy vi*ktimat nënën dhe vëllain e tij të dy kosovar. Si pasoj e sulmit lëndime trupore kishin pësuar vi*ktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se, i dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike.Policia bën të ditur se në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Baby Boo