Sadulla Duraku: Funksionarët e BDI-së do të marrin pagë minimale pjesën tjetër do t’a dhurojmë në fondin e solidaritetit të Qeverisë


Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin
e Qeverisë së RMV-së për uljen e pagave të të gjithë funksionarëve shtetërorë ka reaguar
zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Sadulla Duraku duke bërë të ditur se funksionarët e Qeverisë nga BDI-ja kanë vendosur që të kenë vetëm pagën minimale, dhe se pjesën tjetër do ta dhurojnë në fondin e solidaritetit të Qeverisë së RMV-së për përballje me COVID-19.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, por solidariteti është një e drejtë personale dhe një detyrë morale e secilit prej nesh. Ne, ministrat, zv.ministrat dhe sekretarët e shtetit në Qeveri, që vijnë nga radhët e BDI-së, kemi vendosur të dhurojmë diferencën në të ardhurat tona, deri në pagën minimale, në fondin e solidaritetit të Qeverisë.”, shkruan zv/kryeministri Duraku në Facebook.Pa Censurë

Baby Boo