Sa u fut në det, ndjeu dhimbje në kraharor! Tre persona shpëtojnë 75-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital


Një 75-vjeçar është shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Panorama.al mëson se i moshuari sa është futur në det, ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë.

Menjëherë janë futur në det tre persona dhe e kanë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë lungomares në qytetin bregdetar. Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Baby Boo