Pamje trishtuese, babai i vajzës u përball me policin, ra në gjunjë nga trondìtja e madhe


Pamje më tepër se trishtuese nga momenti i aksidentìt të rëndë të ndodhur sot në plazhin e Potamit në Himarë. Babai i vajzës së vogël që humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga gomonia, u përball me policin Arjan Tase.

Në këtë foto duket momenti kur babai i vajzës së ndjerë ra në tokë nga trondìtja e madhe. Ndërsa dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones qëndroi indiferent përgjatë gjithë kohës, dhe në pritje të policisë.

Ngjarja që trondìti mbarë opinionin publik ndodhi sot në mesditë, teksa ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, po kryente manovra në breg të detit.

Familja e 7-vjeçares është me origjinë nga Tropoja dhe ishin kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në atdhe.

Rrëfehet se ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, u shfaq mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa pushuesit u panë se si kanë shpërthyer ndaj tij.

Në pamjet e publikuara sot në rrjet, Tase shfaqet teksa thërret një të njohurin e tij duke i thënë se nuk deshte. “O tani jam unë, jam unë. Nuk doja”, dëgjohet të thotë Tase.

Baby Boo