Sa miliardë euro fiton Turqia vetëm nga importimi i lajthiave


Turqia në dhjetë muajt e sezonit të eksporteve, ka shitur në tregun ndërkombëtar rreth 255.000 ton lajthi, me çka ka realizuar një përfitim prej 1.6 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vëllimi i eksporteve nga periudha e shtatorit të vitit 2017 deri në qershor 2018, ka shënuar një rritje me 25.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Unioni i eksportuesve të lajthive.

Përkundër rritjes së ekportit, nuk kanë kënaqur të hyrat nga malli i shitur, nga shkaku i rënies së vlerës së lajthive për 3.5 për qind, bën të ditur Unioni.

Rreth 75 për qind e eksportit të lajthive ka shkuar në tregun e Bashkimit Evropian (BE), duke sjellë një përfitim prej 1.2 miliardë dollarë.

Gjatë tërë sezonit eksportues, shtator 2016 – gusht 2017, Turqia ka eksportuar 236.000 ton lajthi me një total të përfitimit me 1.88 miliardë dollarë.

Ndryshe, Turqia është ekportuesi më i madh i lajthive në botë.

Baby Boo