Sa do të kushtojë vaksina antiCOVID në Maqedoni?


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se si grupe prioritetit që do të marrin vaksinën do të jenë punëtorët shëndetësor që punojnë me KOVID pacientët, qytetarët mbi 65 vjeçar dhe pacientët me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën kritike dhe në transport.

“Qëllimi është 60 deri në 70 për qind të popullatës të vaksinohen ngase ekspertët vlerësojnë se më këtë mund të arrihet imuniteti”, tha Filipçe.

Vaksinat do të arrijnë në dy tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Vaksina, tha Filipçe do të kushtojë 10 euro.

Baby Boo