Ruskovska: Nuk ka nevojë të arsyetohemi për Çavkovin

Prokurorja përgjegjëse për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, se nuk duhet dyshuar në dëshmitë se Mitko Çavkovi mundet të arratiset.

Baby Boo

“Nuk ka nevojë të arsyetohemi. Prokuroria vepron pas njoftimit nga policia”, ka thënë Ruskovska e cila shton se nuk duhet dyshuar në raportet e policisë.

Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, mbrëmë ka përfunduar në burgun hetues të Shutkës “Shkup”. Gjyqi, Çavkovit i ka shqiptuar masë paraburgimi për arsye se deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë arritur masa operative nga policia se i njëjti planifikon të arratiset.

Vendimin për shqiptim të masës paraburgim për ish-drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov, bazohet në notat zyrtare nga njoftime paraprakisht të arritura në polici nga një mik i tij i afërm. Sipas njoftimeve operative të Byrosë për Siguri Publik, Çavkov posedon një vilë në Halkidiki të Greqisë dhe i njëjti ka planifikuar të arratiset para se ti shqiptohet aktvendimi për ngjarjet e 27 prillit.

Vajza e ish-drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, ka bërë thirje deri te Prokuroria që ti shpalos dëshmitë se babai i saj posedon vilë në Halkidiki dhe se i njëjti ka planifikuar arratisjen paraprakisht. Sipas Zorica Çavkovas, Prokuroria punon me porosi, dhe se porositësit do të zbulohen.