Ruskovska nuk i beson Arafat Muharemit


Shefja e Departamentit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskovska, sonte në emisionin “Top Tema” që transmetohet në TV Telma, ka paralajmëruar se e gjithë lënda “Trust” do t’i merret Policisë Financiare dhe e njëjta do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo nënkupton se hetimet lidhur me këtë lëndë, tash e tutje nuk do mund t’i realizojë drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharemi, por organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Siç dihet, ditë më parë në emisionin Kod të TV Telma u publikuan edhe faksimilet e dokumenteve – kallëzime penale që u janë dorëzuar dy institucioneve: Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion si dhe Qeverisë.

Kallëzimi penal është ngritur për shkak të dyshimit për veprën penale “Bashkim kriminel për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Punë të pakujdesshme”. Sipas kallëzimit penal të Avokatit të Shtetit: “Ata së bashku me marrëveshje në grup, i denoncuari i parë (Artan Ajro),dhe i denoncuari i dytë (Gavril Bubevski) në procedurë para gjykatës, ndërsa i denoncuari i tretë (Arafat Muaremi) në procedurë hetimore, duke e ditur gjendjen pronësore të denoncuarit të katërt, Sead Koçan, kanë lejuar dhe nuk i kanë penguar pasojat të ndodhura nga veprimet e pazakonta nga ana e të denoncuarit të katërt.

I denoncuari i parë dhe i dytë sipas Kallëzimit penal ‘nuk i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, ndërsa për të cilat kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin në procedurën’, qëndron në Kallëzimin penal të Avokatit të Shtetit. /SHENJA/

Baby Boo