Karantinë e obligueshme 14-ditore në Bullgari për shtetasit tanë për hyrje në këtë vend


Ministria bullgare e Shëndetësisë dha karantinë të obligueshme 14-të ditore për persona të cilët nga Maqedonia e Veriut do të vijnë në Bullgari.

Siç njofton BGNES, me urdhrin e njëjtë pezullohet karantina e obligueshme dyjavore për qytetarët të cilët vijnë nga Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi në Bullgari.

Dy ndryshimet janë propozuar nga Inspektorati kryesor shtetëror i Bullgarisë pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe rreziku nga përhapja e Kovid-19 në Bullgari.

Baby Boo