Ruskoska i përgjigjet Remenskit! “Mund të vlerësojnë juristët apo prokurorët, e jo sociologët”


Është hedhur poshtë padia penale që e ka ngritur Frosina Remenska për furnizim të tre laboratorëve në Fakultetin e Sigurisë, të cilët, sipas saj, janë bërë pronësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes dokumenteve të falsifikuara që i kanë përpiluar 9 njerëz nga MPB.

“Unë mendoj, me bindje të thellë konsideroj se kjo padi penale është lëndë e një marrëveshjeje politike. Këtë e argumentoj me faktin që njerëzit të cilët janë prekur me këtë padi penale kanë qenë në poste shumë të larta në hierarkinë e Qeverisë së kaluar”, u shpreh Frosina Remenski.

Remenski nuk ishte e kënaqur me këtë vendim, prandaj ngriti padi të re kundër prokurores Gordana Smaqoska. Por, cili është qëndrimi i shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska?
“Po, jam në dijeni lidhur me vendimin që e ka sjellë kolegia, e kam lexuar. Ish-deputetja mori version të shkurtuar të vendimit, kështu që absolutisht konsideroj se vendimi është i drejtë”, deklaroi Villma Ruskoska – prokurore.

Ngritja e padisë penale kundër prokurores, sipas Remenskit, do të thotë fillim i procesit të pastrimit në Prokurorinë Publike.
“Mua më gjykojnë për reputacion dhe autoritet, kurse është evidente se ata këtë nuk e posedojnë, prandaj duhet ta gjykojnë dikë”, shtoi Frosina Remenski.
“Lidhur me atë nëse ka apo jo vepër penale, mund të vlerësojë një prokuror apo jurist, e jo sociolog të diplomuar”, potencoi prokurorja Villma Ruskoska.

Remenski shton se shumë zyrtarë aktual janë të vetëdijshëm për krimin e bërë, por nuk ndërmarrin asgjë.
“Për një kohë të gjatë jam duke folur mbi këtë temë, por ministri i Punëve të Brendshme nuk e pa të arsyeshme ta hetojë krimin në radhët e tij. Por, jo krimin për mosmbajtje të maskës apo për procedurat disiplinore për ardhje me vonesë në punë, por krimin e madh”, theksoi profesoresha Frosina Remenski.

Kontaktuam me ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm qëndrim nga ai. Si profesoreshë në Fakultetin e Sigurisë, Remenski shton se as regjistrimi, e as zgjedhjet nuk mund të realizohen me gjurmë të gishtave, sepse baza të të dhënave mund të ketë vetëm MPB-ja, kurse zgjedhjet zbatohen nga një trup i pavarur.

Baby Boo