Haradinaj dje në majën e Gjeravicës, zhytet pak edhe në liqen: Uji s’qenka i ftohtë


Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i pëlqen që fundjavave të dalë nëpër bjeshkë. Dje, ai është ngjitur në majën e Gjeravicës, që konsiderohet si më e larta në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).
Këtë ecje, Haradinaj tha se e ka bërë bashkë me disa shokë të tij, ndërsa pas ngjitjes, ai është zhytur në liqen, duke i treguar njërit prej bashkëpjesmarrësve se “uji nuk është i ftohtë”, shkruan Express.

“Data 17 korrik e vitit 2021. Sot e kemi ngjitë majën e Gjeravicës. Pas një kohe, u bëra bashkë edhe me disa shokë të mi. Zoti u dhashtë bereqet. Edhe uji koka i mirë. Kjo video iu dedikohet krejt atyre që kanë pasë qejf me qenë, e s’kanë mujt. Shihemi”, thotë Haradinaj.
Maja e Gjeravicës gjendet në perëndim të Kosovës, përkatësisht në vargun e maleve që e ndajnë kufirin shtetëror të Deçanit me Shqipërinë. Ajo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët në Kosovë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/i2SQiA57H2n2RcJhDBNl_18_70fdcfeb34f910a73dace4bc504d351b_video_360p_converted.mp4

Baby Boo