Rusia regjistron vaksinën pluhur kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Rusisë ka regjistruar vaksinë të thatë- pluhur kundër koronavirusit në Qendrën “Gamalej” për përgatitjen e zgjidhjes për injeksione intramuskulare, kumtoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Rusisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar regjistrim për vaksinën Gam-KOVID-Vak-Lio zhvilluar nga Qendra Kërkimore Shkencore për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamalej të Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, e cila është prodhuar në formën e liofilizate për përgatitjen e zgjidhjes për injeksion intramuskular”, thuhet në kumtesën.

Vaksina u regjistrua pas testimeve klinike, gjatë së cilës ilaçi doli të jetë efektiv dhe i sigurt tek vullnetarët.
Testimet klinike të vaksinës u zhvilluan në periudhën nga muaji qershori deri në muajin gusht të këtij viti në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë “Seçenov” në Moskë.