Rusi, Navalny i jep fund grevës së urisë pas 24 ditëve


Lideri i bur*gosur opozitar rus, Alexei Navalny, tha se po i jep fund grevës së urisë pasi ka marrë kujdes mjekësor dhe është paralajmëruar nga mjekët e tij se vazhdimi i grevës do të ishte i rrez*ikshëm për jetën e tij.

Në një postim në Instagram sot pasdite, ditën e 24-të të grevës së tij të urisë, Navalny tha se ai do të vazhdojë të kërkojë vizitë nga mjeku i tij për të adresuar një humbje të ndjeshmërisë në këmbët dhe krahët e tij, kërkesa kryesore për të cilën politikani nisi grevën e urisë.

Megjithatë, ai tha se do të ndalojë grevën pasi është ekzaminuar nga mjekë që nuk janë të bu*rgut, diçka që e quajti “përparim i madh”.
“Falë mbështetjes së jashtëzakonshme të njerëzve të mirë në gjithë vendin dhe botën, ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”, tha Navalny.

Opozitari rus u arre*stua në Moskë, pas kthimit të tij nga Gjermania më 17 janar, ku ai po trajtohej për he*lmim në Rusi.
Autoritetet ruse pretendojnë se Navalny shkeli një vendim të gjykatës të vitit 2014.​​​​​​​

Baby Boo