Kuvend, nuk do të shqyrtohen interpelancat për Nikollovskin dhe Mariçiqin


Interpelancat e iniciuara nga opozita për ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zv/kryeministrin Lupço Nikollovski nuk do të shqyrtohen nga Kuvendi, edhe përskaj insistimit të opozitës që të vendosen në rend dite.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se dy interpelancat kanë qenë ne propozim-rendin e ditës së seancës 36 kur u votuan ligjet e pakos së pestë ekonomike dhe me pajtimin e opozitës ata ishin hequr nga rendi i ditës me idenë që të fokusohen vetëm te ligjet ekonomike. Si pasojë, tha Xhaferi, kanë skanduar afatet dhe janë tejkaluar procedurat për shqyrtimin e tyre.

VMRO-DPMNE-ja tha se kjo nuk kishte qenë pjesë e marrëveshjes. Sipas tyre, nëse interpelancat janë hequr nga rendi i ditës nuk d.m.th. që nuk mund të shqyrtohen më. Si përfundim, interpelancat për Mariçiq dhe Nikollovski nuk vlejnë më.
E fundit në rend dite në seancën e filluar sot është interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski.

Baby Boo