Rryma përplas për vdekje një 7 vjeçar


Një 7-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën, pasi në mbrëmjen e së dielës u zu nga rryma, ka konfirmuar të hënën për Ksp-në, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”.

“Më 21.02.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, ka vdekur. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rasti”, ka thënë Elezaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Baby Boo