RRUGTIMI DREJT VDEKJES ATY KU FILLON PUSHKA MERR FUND POLITIKA


Aty ku fillon e kërset pushka merr fund politika. Ky është rregull dhe politika kur nuk e kryen punën e vet deri në çastin që nuk kapen armët, si puna e dy personave të cilët kur ngatrrohen mund edhe të merren vesh disi, por kur fillojnë goditjet fizike ndaj njëri-tjetrit, është koha kur është i kotë tentimi që të flasin njëri me tjetrin apo për marrëveshje paqësore.
Unë po flas si shqipëtar, po të më pyet mua sot dikush, mundë ti them se o popull im a mundë të dal dikush nga ju e të lëshojë kushtrimin?

Shqiptarët e kanë lëshuar kushtrimin edhe pa Qeverinë, edhe kur ka qenë Atëdheu në rrezik, ne erdhëm si vullnetarë për ta mbrojtur interesin Kombtar . Erdhëm djemtë më të mirë, më trima e atëdhetarë prej KOSOVËS. Kur ishte dhe është në pytje Atëdheu jonë, ne e pagujtem me gjak, me dëshmor, e tashmë të gjallët me burg, për ti dal krah këtijë populli të shumë vuajtuar shqipëtar, e të i ndihmojmë nga padrejtësitë e vazhdushme që po i bëhen. Gjithashtu ishte edhe si qëllim, ti tregojmë Evropës, e gjithë Botës sa ka ende shqipëtar në Maqedoni e se ç’farë Maqedonie të padrejtë po ofroni afër vetit.kur dihet se gjithmonë gjitha marrveshjet që kan qen vetem ne leter por nuk jan implemtuar deri sod .

Ju bëjë një pytje së pari partive shqiptare në Maqedoninë e veriut. A ka pas ndonjë her një iniciativ për pajtim kombëtar? Përgjigja dihet, jo ska pas, e as që do të ketë pajtim kombëtar ndonjëherë, është vetëm e vetëm për ta shitur kapitullimin e shqiptarëve para presionit ndërkombëtar, nuk ka vullnet politik e as guxim për pajtim kombtar dhe kjo është një fatkeqësi e madhe per popullin shqipëtar në Maqedoni. Politika shqipëtare këtu më lirshëm merren vesh me Sllavo Maqedonët, se sa shqiptarët mes veti. Ku mbeti “Platforma e Tiranës” ?
U harrua, edhe sot politika shqipëtare po heshtet gjithandej, kur shqipëtarëve ju bëhen padrejtsitë nga më të
ndryshmet.

Partit politike thirreshin në shtatë pika por asnjë nga këto pika nuk është realizu

1) Të gjitha Rastet Politike qē
jan të Lirohen pa kushtë ose të
ket HETIM NDERKOMBTAR

2)shqiptarët të jen shtetformues në Preambulen e kushtetutes re të IRJM-së

3)Zgjedhja e statusit të Dëshmorëve ,Invalidve dhe Veteranëve të UÇK-së

4)Gjuha shqipe zyrtare në tërë territorin e IRJM-së

5)Buxhet shtetēror proporcional

6)Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në instutucione shtetrore

7)Regjistrimi i popullsisë me monitorim ndërkombtar e jo me montim të montuar nga Sllavomaqedontë..

pasi ndodhi Kumanova ështē e vërtetë që edhe ndëkombtaret e shikuan gjendejn e popullit shqipëtar në Maqedoni, ma ndyshe dhe u bë temë diskutimi pikërisht prej nesh, por u ligështuan dhe thanë se duhet një ndëhyrje ndërkombëtare për stabiltin e gjendjes në Maqedoni.
Politika shqiptare u trmbë ato ditë dhe nuk dinin nga t’ia mbanin në situata të tilla, ata filluan me propaganda ndaj neve dhe gjithë grupit të Kumanovës, ende pa shkuar kufomat në Kosovë dhe këto ishin të kshilluar edhe nga slavo Maqedonët, se të gjitha zyrat janë të mbushura me Maqedon, ku nuk kanë qasje shqiptarët fare. A mendoni se ka shqipëtar që mundë të vëjë rregulle qetësi, e të krijojë çoftë edhe detyrmisht stabiltet në Maqedoni, e nëse jo, a druani se me këtë forcohen sllavo Maqedonët, se shqiptarët nuk dinë të qeverisin, se nuk dinë të mbajn policin e ushtrin, domethënë se nuk dinë të krijojnë e të mbajnë shtet.
Duhet të bashkohemi si popull për idenë e cila njëherit është edhe amanet i dëshmorve tanë drejtë qëllimit final

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë

Lavdi dëshmorëve

Me respekt nga luftari i UÇK -së
FATMIR REÇICA Llugaxhia

Baby Boo