Shemi i Ilirëve: Bregoviqin e kam takuar në Lipjan, ka respekt për kosovarët


Ardhja e Goran Bregoviq ka ngjallur reagime të shumta, por pavarësisht kësaj ftesa e tij nuk është anuluar.
Por ka edhe të tillë që pajtohen me ftesën që Bashkia e Korçës i kanë bërë Bregoviqit.
Artisti Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” sonte në emisionin “Debat plus”, ka thënë se e njeh personalisht Bregoviqin.

“Unë e njohe atë personalisht. Groan Bregovciqin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje”, tha Shemi.
Ai më tej tha se Bregoviqi nuk është nacionalist.
“Unë po ju them se ka respekt për kombin tone. Për të fundit here me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviqin, ka një respekt për kombin shqiptar”, tha ai.

Baby Boo