RRUGËT E MAQEDONISË GJITHNJË E MË TË RREZIKSHME (VIDEO)


Rrugët e Maqedonisë dhe në veçanti ato të kryeqytetit po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme si për këmbësorët ashtu dhe për vozitësit, ndërsa vetë këta të fundit në shumë raste rezultojnë fajtorët kryesor në bilancet tragjikë. Vetëm gjatë natës së kaluar në një aksident mes dy automjeteve në Shkup kanë ngelur të lënduar pesë persona, dy vozitësit dhe tre bashkëudhëtarët e tyre. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur dhjetë minuta para mesnate në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë. Vetura e tipit “Reno Megan” me targa të Shkupit e drejtuar nga A.M.D. (22) nga fshati Soposhtë është përplasur me veturën “Opel Vektra” të cilën e ka drejtuar A.A. 22 vjeçar nga Shkupi. Nga vetura “Opel” të lënduar kanë ngelur drejtuesi dhe dy bashkëudhëtarët e tij N.A. (19) dhe I.A.(22) të cilët me auto ambulancë janë transferuar në klinikën “Nëna Terezë” ku dhe u është ofruar ndihma e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit Megan bashkëudhëtarja e tij K.L. (20) janë transferuar në spitalin e qytetit “ 8 Shtatori”. Për gjendjen në rrugët e vendit dëshmon edhe një ngjarje tjetër e cila është regjistruar gjatë ditës së sotme nga kalimtarë të rastit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një furgon i cili ka transportuar udhëtarë, në rrethrotullimin në Gjorçe Petrov, të cilët i ka dalë rrota dhe e njëjta ka vazhduar të lëviz në bulevard duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Për atë se sa vetë vozitësit në shumë raste janë ata që më së shumti rrezikojnë trafikun në vend, flasin të dhënat zyrtare të policisë gjatë një aksioni të 16 orëve të kaluara në kryeqytet. Gjatë kontrollit që zyrtarë të policisë kanë kryer gjatë ditës së djeshme në Shkup, 56 drejtues automjetesh kanë vozitur me shpejtësi më të madhe sesa ajo e lejuar, ndërsa shumë të tjerë janë sanksionuar për shkelje të ndryshme në komunikacion.

MPB
“Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë të brendshme në Shkup, më 16.03.2019 në periudhën prej orës 06:00 deri më 22:00, ka realizuar aksion për zbulimin e vozitësve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjetet e tyre në rajonin e Shkupit. Gjatë aksionit është konstatuar se 56 drejtues kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjetet e tyre. Janë zbuluar gjithashtu edhe 51 shkelje të tjera. Janë lëshuar gjithsej 75 dënime me pagesë si dhe 20 dënime me pagesë për shkelje, ndërsa 12 vozitës janë paralajmëruar me shkrim”

Policia njoftoi se gjatë periudhës së njëjtë gjithashtu nga karrotreci janë ngritur 58 vetura të cilat kanë qenë të parkuar në vende të gabuara në pjesën qendrore të qytetit.

Baby Boo