Filipçe tregon se a do të bëhet ndryshimi i gjinisë me buxhet të Fondit


Megjithëse njëherë tha se ndryshimi i gjinisë do të përfshihet në buxhetin e Fondit Shëndetësor, pas reagimeve të shumta të publikut, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet një komunikate të dërguar në mendia orët e vona të mbrëmjes, ka bërë me dije se ka ndërruar mendje, dhe se operacionet për ndryshim të gjinisë nuk do të bëhen në institucione shtetërore, percjell Fakte.

“Realizimi i operacioneve nga ana e ekspertit Mirosllav Gjorgjeviq do të thotë përfshirje të një numri të madh të operacioneve urologjike për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, të cilat deri tash kanë qenë të detyruar të udhëtojnë jashtë për realizim të tyre. Me këtë angazhim të një eksperti të lartë do të arrijmë të kursejmë mjetet të cilat deri tash kanë qenë të ndara nga Fondi për operacione jashtë. Politika e Ministrisë së Shëndetësisë është që sa më shumë shërbime të ketë të qasshme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe është ulur nevoja nga udhëtimi jashtë vendit dhe sigurisht të realizohen standarde më të larta në institucionet mjekësore në shtet, nëpërmjet angazhimit të ekspertëve të cilët do t’i përcjellin njohuritë e tyre mjekëve maqedonas. E informojmë publikun se operacionet për ndryshim të gjinisë nuk do të ketë në llogari të Fondit për Sigurim Shëndetësor, dhe aktivitet i tillë nuk do të realizohet në konstitucion shëndetësor publik”, njoftuan mbrëmë nga MSH-ja.

Paraprakisht, ministri Filipçe, në një konferencë për LGBT-në, kishte njoftuar se operacione për ndryshim të gjinisë do të realizohen në klinikat e Shkupit, dhe barrën financiare të tyre do ta bartte Fondi për Siguri Shëndetësore.

Sipas llogaritjeve, këta intervenime do të kushtonin 15 mijë euro./Portalb

Baby Boo