Rruga Tetovë-Kodra e Diellit e ndaluar për automjetet e rënda transportuese


Komunikacioni në rrugët e shtetit sot në mëngjes po realizohet nëpër rrugë të lagështa dhe me borë në disa vende më të larta.
Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit ka mundësi për shfaqje edhe të ngrirë.

Baby Boo

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë përkujton se ende është në fuqi ndalesa për automjetet e rënda transportuese në drejtimin Tetovë – Kodra e Diellit.
Jashtë mjediseve urbane, intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.