Shilegov i përgjigjet Mickoskit: Derisa ju shetiteni në Budapest e merrni udhëzime, unë kujdesem për sigurinë e qytetarëve të Shkupit


“Derisa ju, z.Mickoski po shqetësoni opinionin vendas, në veçanti atë të Shkupit me gënjeshtrat dhe trillimet e juaja, ne tashmë jemi duke trajnuar stafin dhe po bëjmë pranim-dorëzimin e shkallëve të reja për zjarrëfikësit, e mirë kjo e re në qytetin tonë. Keni të drejtë. Ju shkoni në Budapest për të marrë udhëzime, dikush tjetër shkon atje për të blerë pajisje që do t’i shërbejë sigurisë së qytetarëve të Shkupit!!!”

Ky ishte reagimi i kryetarit të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pasi u ak*uzua nga lideri i opozitës VMRO-DPMNE , Hristijan Mickoski se ai bleu paisje, përkatësisht shkallë auto-mekanike për zjarrfikësit e Shkupit në vlerë prej më shumë se 1.7 milion euro dhe që mbajtës i prokurimit ishte një kompani hungareze.
Shilegov i bëri thirrje Mikkoskit që “të vazhdojë të merret me errësirën në shpirtin e tij”.

Baby Boo