Ja si do ta ketë emrin rruga Hasanbeg-Haraçinë


Kuvendi i qytetit të Shkupit vendosi që rruga Hasanbeg – Haraçinë tash e tutje do të mbajë emrin e heroit Kadri Bazi – BREZA.
Kjo është historia e heroit nga fshati Brezë, Kadri Bazi- BREZA

Këtu në këtë va*rr të ndërtuar dhe meremetuar nga familjarët e tij pushon trimi, Kadri Bazi nga Breza, që në vitet e ardhjes së sllavëve në mbarim të tetorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 1912 në lagjen Butel të Shkupit, atëherë kur Turqia i’a bëri tapi Serbisë tokën shqiptare dhe i ndau tokat shqiptare, nëpër kancellarit e ndryshme të Shkupit, ua dha serbëve të çoruditur njerëz të ardhur nga Karpatet Ruse.

Serbet menjëherë tubuan fshatarësinë e pambrojtur Shqiptare dhe të ra*skapitur nga lu*ftat me turq për çlirimin e Shkupit dhe be*tejat e më hershme që nga 1910 në grykën e Kaçanikut. Menjëherë serbët organizuan nxënjen r*ob për ti dërguar në Serbi gra, burra, pleq dhe fëmijë. Pasi oficeri ia kishte vënë syrin një gruaje të bukur shqiptare, në mes të turmës së madhe KADRI BAZI, me sopatë që e kishte pasur nën lekurën e samarit ia preu kokën komandantit serb Bashiq.

Pas prerjes së kokës së komandantit – Bashiqit, ushtria serbe e hutuar, gruaja dhe shumë njerëz i shpëtojnë kësaj ma*sakre por dhe shumë shqiptarë u vr*anë nga kjo ushtri serbe. Ndërsa Kadri Bazin edhe sot e kujtojnë breznjanët dhe të gjithë shqiptarët, ky trim jetoi shumë vite pas ngjarjes dhe vd*iq në Brezë ku pati një respekt të madh nga rrethi, por pa guxuar të permendet për shkak të rrethanave të sundimit sllav.

Kadri Bazi – Breza, Sëpata në shtyllë të flamurit

Baby Boo