Tetovë, restrikcione të ujit nga ora 23 deri në 3 të ditës së ardhëshme


Nga sonte Ndërmarrja publike komunale “Tetovë”, vendos restrikcione në furnizuesin e ujit, për cka thonë se është e patjetërsueshme për ujin që vjen nga furnizuesi i ri i systemit nga Lumi i Leshnicës.
Sipas informacionit të tyre për Pa Cenusrë, deri te ndotja e ujit vjen nga burimi në Leshnicë vjen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe për këtë shkak furnizuesi me ujë është shkyqur nga rrjeti.
‘Sasia e ujit që vjen nga burimet tjera dhe bunaret është 260 litra në sekondë, sasi që nuk është e mjaftueshme për furnizim normal me ujë të të gjithë qytetarëve. Për këtë shkak, ndërmarrja vendosi nga ora 23 deri në orën 3 të mëngjesit të ketë restrikcione të ujit. Ky informacion do të vlejë derisa analiza e ujit nga burimi në Leshnicë nuk na tregoi se uji është i pastër dhe nuk i plotëson kushtet që të lëshohet në përdorim për qytetarët” thuhet në njoftimin e NPK “Tetovë”.
Këtë vit restrikcione ka pasur në janar, por qytetarë nga shumë pjesë të qytetit thonë se vazhdimisht ballafaqohen me ndërprejen e furnizimit me ujë./Pa Cenusrë/

Baby Boo