Rruga e Kombit e pakalueshme


Situata e rënduar nga moti i keq me borë e ngrica, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Gjatë paradites së të enjtes automjetet nuk kanë qarkulluar në të dy drejtimet e rrugës.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mungesa e pastrimit të borës dhe akullit nga borëpastrueset, transmeton tch.

Rruga e Kombit, edhe gjatë ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.

Baby Boo