Të dielen, në Shkup marshohet PËR Maqedoninë evropiane


Në Shkup, më 16 shtator, e diel do të mbahet marsh “për” Maqedoni Evropiane, njofton Portalb.mk.

Marshi do të fillojë nga ndërtesa e Kryqit të Kuq në Shkup, me fillim prej ora 13:30, për të vazhduar më pas për në ndërtesën e Bashkimit Evropian.

“Të shoqërohemi dhe të dalim për ardhmërinë tonë. Dil në marsh, dil “për” Maqedoni evropiane”, thuhet në thirrjen e liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev./PC

Baby Boo