Rrufeja godet detin në një moment të rrallë të kapur nga kamera (FOTO)


Një rrufe e fuqishme ka goditur në deti në një moment tepër të rrallë të kapur nga kamerat. Sipas mediave të huaja, ekspertët në NASA vlerësojnë se pavarësisht se 70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, vetëm 2% e të gjitha goditjeve të rrufesë ndodhin mbi të.

Pamjet mbi Kanalin Anglez u kapën nga Charlotte Chapman, në Portland Bill, Dorset, gjatë stuhive të së dielës pasdite. Dhe 32-vjeçarja tha: “Kisha parë stuhinë që po vinte dhe arrita të bëj një video dhe ta inkuadroja këtë pamje mahnitëse”. Charlotte shtoi: “Së fundmi jam kthyer në Portland pasi kam jetuar në Bristol për 11 vitet e fundit. Dhe për të qenë i sinqertë, gjithçka që kam bërë është të shikoj detin që kur kam qenë në shtëpi”.

“Më ka munguar kaq shumë dhe e kam marrë si të mirëqenë kur kam jetuar këtu si fëmijë dhe i ri – prandaj pas një pushimi të shpejtë fundjave me partnerin tim, ne të dy vendosëm të ktheheshim në shtëpi”. /Telegrafi/

Baby Boo