Pjesëtarë nga Grupi i Kumanovës mund të vuajnë dë*nimin edhe në Kosovë


Ministri i drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Selim Selimi sot në Kuvendin e Kosovës tha se me homologen maqedonase të drejtësisë ka diskutuar mundësinë që pjesëtarë nga Grupi i Kumanovës të mund të vuajnë dën*imin në Kosovë.
Selimi ka bërë të ditur se një marrëveshje e tillë mund të arrihet kur rasti i “Grupit të Kumanovës”, të marrë epilog final.

“Në takimin virtual kemi biseduar edhe për trajtimin e kosovarëve në burgjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E di që rasti është ende në pjesën e jashtëzakonshme juridike. I kam treguar që shteti i Kosovës është i gatshëm të lidhë marrëveshje ekstradimi, kurdo që ky rast e mer epilogun. I kam përcjellur mesazhin se Kosova pret që drejtësia të mos jetë diskriminuese”, – ka thënë ai.
“Unë e di që është një grup që ka kaluar nëpër një pjesë të sistemit të drejtësisë që është konsideruar diskriminues”, – tha në fund ai.

Baby Boo