Rroftë Zaevi.Poshtë Zaevi!


Shkruan Visar Ademi

Padyshim më meritori për rëzimin e diktaturës dhe demokratizimit (të vërtetë) shoqëror në Maqedoni është Zoran Zaev.
Mund të ja ketë dhëne dikush bombat siç duan të besojnë shumica por për mua kjo ska rrëndësi. Njeriu e vuri në rezik jetën e vet dhe familjarëve të tij biles edhe me çmim për të humb gjithçka që kishte krijuar deri atëhere dhe hyri një beteje që shumica prej neve as nuk e imagjinonim. Në mënyrë të përkryer e menaxhoj proçesin e bombave deri sa regjimi përfundimisht ra. Edhe për këtë të gjithë ne duhet ti falenderohemi atij.

Por poashtu është e vërtetë që përgjegjësi kryesor për dështimin e gjithkaje pas rotacionit qeveritar padyshim është Zoran Zaev. Dështoji në menaxhimin e krejt proçesit të normalizimit të shtetit Duke filluar me përkrahjen e njerëzve me dosje koruptivo-kriminale për zgjedhjet lokale dhe në qeveri, dështimi i referendumit, amnestia e njëkahshne, ikja e Gruevskit, zhvillim të munguar ekonomik, premtimet për shqiptarët, korrupsion i vazhduar…
Thjesht Zaevi nuk diti ose nuk din të menaxhoj proçeset zhvillimore në vend dhe për këtë duhen aftësi dhe kompetenca të ndryshme nga dalja nëpër press- konferenca për të shpall bombat. Prandaj sa më parë e pranojnë këtë fakt aq më shpejt do mësohemi të pranojmë zhgenjimn për dështimet e tij.

Do duhet shoqëria të gjej politikan dhe udhëheqës të rinj që ti ecin këto proçese sepse thjesht Zaevi ishte i bërë për të menaxhuar krizën.

Baby Boo