Për të dytën herë, Presidenti ukrainas i drejtohet Kongresit amerikan


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një video-linku, i është drejtuar Kongresit amerikan për herë të dytë. Ndërkaq një fjalim të ngjashëm e realizoi në Parlamentin britanik, ku fitoi vëmendjen e ligjvënësve britanikë.

E një javë më parë Zelensky iu adresua anëtarëve të Kongresit amerikan, në një video të realizuar përmes Zoom. Ai bëri thirrje për përkrahje më të madhe.
Në mesin e kërkesave të tij të shumta ishin aeroplanët luftarakë dhe një zonë e ndalim-fluturimit.
E kërkesat e ngjashme i ka ripërsëritur në fjalimin e tij të dytë – duke thënë se presidenti amerikan Joe Biden duhet t’i bëjë më shumë presion Rusisë.

Baby Boo