Rritet tensioni/ Vriten 2 ushtarë turq nga sulmet e Rusisë në Siri


Në Siri vazhdojnë sulmet ajrore të Rusisë dhe Turqisë. Së fundmi në një sulm të zhvilluar nga Rusia kanë mbetur të vrarë 2 ushtarë turq si dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Vdekjen e dy ushtarëve e konfirmoi vetë shteti turk. Sulmet u bënë veriperëndim të rajonit të Idlibit duke dhënë shenja për përshkallëzim të dhunës civile, në të cilën Ankaraja dhe Moska përkrahin palë të ndryshme.

Forcat ajrore ruse, që përkrahin forcat qeveritare siriane, kanë kryer sulmet me bombarduese të tipit Su-24, Qendra ruse për pajtimin e palëve ndërluftuese.

Për dallim nga Rusia, Turqia, vend anëtar i NATO-s, përkrah militantët që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ministria turke e Mbrojtjes ka pretenduar se rreth 50 ushtarë qeveritarë të Sirisë janë vrarë si përgjigje ndaj sulmeve, dhe se janë shkatërruar pajisje tjera ushtarake.

Përleshjet në Idlib, rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët që kundërshtojnë regjimin sirian, janë duke ndodhur një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për ofensivë turke në këtë rajon. Të përkrahura nga forcat ajrore ruse, trupat siriane janë duke tentuar të pushtojnë këtë rajon.

Baby Boo