9 Maji Dita kur morri fund Lufta e Dytë Botërore


Për mbarë botën 9 Maji mbetet ditë e shenjtë. Dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, luftës më të egër të të gjitha kohërave. 9 Maji për Evropën është ditë e barazisë mes popujve dhe barazisë brenda shteteve, ditë e vetëvendosjes kundër imponimit nga jashtë. Qysh nga ai 9 maj i vitit 1945 kur u shpall kapitullimi i Gjermanisë naziste, kanë kaluar mëse 7 dekada. Sot është 73-vjetori i fitores mbi fashizmin. Një ditë historike, një ditë që përcjell një kujtesë mbarë botërorë. Si erdhi kjo luftë? Kush dhe si e nxiti? Cilat ishin pasojat? Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuqi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të Carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Ëilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vjenës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Baby Boo