Rritet numri i kalimeve ilegale nëpër territorin e Maqedonisë


Ministria e Brendshme tha se numri i përpjekjeve të zbuluara dhe të parandaluara për kalimin ilegal nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë është rritur ndjeshëm.

Magdalena Nestorovska, sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme, sot në tryezën e rrumbullakët me temë “trendet aktuale të migracionit dhe kërkesat e azilit për vitin 2018”, tha se në nëntë muajt e parë të vitit janë zbuluar mbi 13 mijë tentime çka është përafërsisht katër herë e gjysmë më shumë njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur numri i përpjekjeve të parandaluara ishte rreth 3.000.

“Arsye për rritjee këtillë ka qenë shfaqja e rrjedhjes paligjshme përgjatë shtegut ballkanik, por në anë të kundërt zona e verijugut ka qenë si pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të Republikës së Serbisë që nga shtatori i vitit 2017 të heq regjimin vizave me Irakun, Iranin dhe vende të tjera”, thotë Nestorovska.

Aktualisht një nga sfidat kryesore, theksoi ajo, është lufta kundër kontrabandës me emigrantë dhe për këtë qëllim, është formuar njësi kombëtare për të luftuar kontrabandën me emigrantët dhe trafikimin me qenie njerëzore, e cila me kombinimin me masa e tjera pritet që në të ardhmen të japin rezultate pozitive.

Baby Boo