Maliqi tregon çka i tha polici serb në kufi


Ndonëse Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë precizon të ketë liri të lëvizjes ndërmjet dy shteteve, njëjtë nuk po implementohet nga shteti i Aleksandër Vuçiqit. Autoritetet e Beogradit po vazhdojnë bllokimin e personaliteteve të ndryshme kosovare për tu futur në Serbi.

Rasti i fundit është sot me publicistin dhe filozofin, Shkëlzen Maliqi. Ky i fundit, së bashku me disa artistë kosovar, nuk janë lejuar të futen në territorin e Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

Të njëjtit kishin planifikuar që të merrni pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet.

Maliqi, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se policia kufitare e Serbisë nuk iu ofroi asnjë informacion për ndalesën që të futen andej kufirit.

“Njëri prej policëve na tha se nuk mundemi të shkojmë në Serbi pa u verifikuar. Ai na tha se duhet të presim me orë të tëra në pikën kufitare”, tregon ai.

Sipas publicistit, këto veprime të Beogradit janë të lidhura direkt me veprimet e Kosovës karshi politikanëve nga Serbia.

“Mendojë se është hakmarrje që po ndalohet zyrtarët serbë pa leje, ndërsa edhe vizitat tona private. Unë nuk jam zyrtar. Pra, polici nuk e dike edhe pse jemi ndalu”, u shpreh ai.

Vlen të theksohet se së bashku me Maliqin ishin edhe dramaturgu dhe drejtori i Qendrës Multimedia Jeton Neziraj si dhe kryeredaktorja dhe fotografja e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte quajtur absurde ndalesat që kohë më parë iu ishin bërë disa kosovarëve.

Baby Boo