Rritet bilanci tragjik: 74 të vdekkur nga zjarret, shumë prej viktimave janë fëmijë


Greqia po kalon momente shumë të vështira. Në raportimin e fundit të mediave greke thuhet se numri i të vdeekurve nga zjarri që prej dy ditësh vijon në zonat turistike bregdetare pranë kryeqytetit të Athinës, ka shkuar në 74 të vdeekur dhe 164 të plagosur.

Bilanci është ende provizor pasi vijohet të kërkohet në det ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë nisur ende kontrollin e banesave.

Flitet se mes viktimave ka dhe shqiptarë por zyrtarisht ambasada shqiptare në Athinë nuk e ka konfirmuar ende. Zyrtarisht ambasada shqiptare konfirmon për një shqiptare 63 vjeçare që ndodhet në spitalin e Evangjelizmos në Athinë.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore. Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Trupat e pajetë të 26 personave u gjetën në oborrin e një resort në Mati, (Në lindje të Atikës, 30 km larg Athines) pranë njëri tjetrit. Ata mesaduket kanë tentuar të largohen por nuk ia kanë dalë.

“Disa vendbanime janë zhdukur nga harta” tha kryebashkiaku i Rafina Pikermiou, Vangelis Bournos për një media lokale greke. Ndërkohë hetohet pista e zjarrvënies.

Një evakuim masiv është ndërmarrë me anije ushtarake, flotilje apo anije private dhe helikopterë ushtarakë.

Baby Boo