Rriten rrogat e të punësuarve në spitale, shkolla dhe kopshte


Për 5% rriten pagat e të punësuarve në spitale, shkolla dhe kopshte të fëmijëve. Rritja nis me rrogën e shtatorit, ndërkaq paratë janë siguruar me buxhetin e viti 2018-të.

Ministri i financave Dragan Tevdovski thotë se rritja është bërë sipas mundësive por arsimi dhe shëndetësia mbeten prioritet I qeverisë.

“Rritja do të nis me rrogën e shtatorit e cila do të paguhet në tetor. Këtë ndryshim e paralajmëruam me buxhetin e 2018-ës i cili u miratua vitin e kaluar. Për qeverinë forcimi i shëndetësisë dhe arsimit janë prioritet.” – u shpreh ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi tha se rritja nëpër shkollat e mesme dhe fillore do të vlejë për të gjithë mësimdhënsit pavarasisht anagzhimit të tyre në kohë të caktuar apo pacaktuar. Bëhet fjalë për rreth 30 mijë të punësuar.

“Synimi ynë është që ky trend i rritjes së pagave të vazhdojë edhe në vitet në vijim dhe me këtë të rritet motivimi për punë posaçërisht tek mësim dhënësit të cilëve ua kemi besuar edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të ardhshme dhe të cilët një ditë duhet të jenë në këto vende të udhëheqin komunitetin e biznesit, të krijojnë politikat ekonomike, polotikat arsmiore, të menaxhojnë me shëndetësinë, sistemin pensional e kështu me rradhë. Nuk flasim për pritje dhe intenca joreale, flasim për diçka që është e mundur dhe e realizueshme.” – deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.

Ministri shëndetësisë Venko Filipçe thotë se rritja për 5% tingëllon pak, por në shëndetësi kjo rritje do të tejkalojë shumën prej 5 mijë denarëve dhe është një motivim i të puënsuarve në dhënien e shërbimeve shëndetësore.

“Kuadrit arsimor në degët e kirurgjisë në klinkat universitare do t’u rritet rroga për 5 mijë e 300 denarë. Mjekët specialistë në klinkat universitare do të marrin pagë më të lartë për 4 mijë e 500 denarë ndërkaq infermieret për 2 mijë denarë.” – tha miistri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq sa i përket kopshteve për fëmijë, ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska tha se po punohet në krijimin e një sistemi në zhvillim profesional dhe në të ardhmen pagat të rriten në bazë të ngritjes në karierë.

Baby Boo