Reuters: Mandela e Kosovës ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare


Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ia ka kushtuar një shkrim veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçit, raporton “Zëri.info”.

Në këtë tekst Reuter e cilëson Demaçin si Mandela e Kosovës teksa jep edhe detaje rreth qëndrimit të tij për një kohë të gjatë në burgjet e Serbisë.

“Adem Demaci, një ish-i burgosur politik për një kohë të gjatë për shkak të rezistencës së tij ndaj sundimit serb e i njohur për shqiptarët etnikë si “Mandela e Kosovës”, vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare. Demaci kaloi 28 vjet në burgjet serbe gjatë kohës jugosllave dhe u konsiderua si një simbol për shumicën e shqiptarëve etnikë të Kosovës në luftën e tyre me Jugosllavinë komuniste dhe më vonë me Serbinë për të drejta dhe pavarësi më të madhe për krahinën autonome si ishte atëher Kosova”, janë disa nga rreshtat që kjo agjenci e lajmeve ka shkruar për Demaçin.

Baby Boo