RRËZOHET NJË AEROPLAN NË ZVICËR


Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Zvicër dhe si pasojë kanë humbur jetën disa anëtarë, që ishin duke udhëtuar me të.

Aeroplani u rrëzua në një zonë të paaksesueshme, mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit dhe shpërtheu në flakë.

Policia deklaroi se para se të mbërrinte në vendngjarje, duhej të fikte zjarrin me helikopterë dhe të pastronte një rrugë nga pyjet, për të bërë të mundur mbëritjen në vendngjarje.

Në orët në vijim pritet të bëhet identifikimi i saktë i personave që humbën jetën dhe të fillojë hetimi për shkaqet e aksidentit.

Baby Boo