Ndërron jetë punonjësi i agjencisë së sigurimit që u qëllua në rrugën “29 Nëntori”


Dje ka ndërruar jetë punonjësi i agjencisë së sigurimit që u qëllua në rrugën “29 Nëntori”…

Më datë 14 Korrik pas mesnate ndodhi një incident i armatosur në Tetovë, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur tre persona, dje njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Prokurori Publik dhe ekipe të SPB-së në Tetovë dhe kanë konstatuar se me pistoletë janë lënduar 2 persona nga Tetova, S.K. 37 vjeç i cili ka marrë lëndime në pjesën e barkut dhe S.K. 36 vjeç me lëndime në gjurin e këmbës së djathtë”. Siç njofton SPB-Tetovë, të lënduarit pasi e kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Tetovës, janë dërguar për në klinikat e Shkupit.

Në vendin e ngjarjes me lëndime në kokë është gjetur edhe 49 vjeçari M.A. i cili po ashtu për ndihmë mjekësore është dërguar në Klinikat e Shkupit. Pas hetimeve të bëra Prokurori Publik dhe SPB-Tetovë, në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë e markës “ZBROEVKA” prodhim i Çekisë, pako me tetë plumba, 5 gëlzhoja dhe gjurmë të gjakut dhe automjet i markës Mercedes me targa të Tetovës. Policia dhe Prokuroria vazhdojnë të punojnë në zbardhjen e plotë të rastit, rrethat por edhe motivet.

Baby Boo