Rrëzohet avioni rus, Moska akuzon Izraelin për sulmin


Rusia e pranoi se një prej avionëve të saj të zbulimit është qëlluar në Siri, por fajin për këtë incident nuk ia faturon Damaskut; Moska pretendon se problemi i vërtetë pas rrëzimit të mjetit me 15 persona në bord është Izraeli.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se avionët izraelitë kanë detyruar avionin Il-20 të saj të qëndrojë në rrugën e sistemeve antiajrore siriane.
Autoritetet izraelite nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi ngjarjen. Shteti hebre rrallëherë e ka pranuar ndërmarrjen e sulmeve në territorin sirian, por një zyrtar i lartë ushtarak atje së fundmi deklaroi se gjatë 18 muajve te fundit, forcat izraelite kane goditur me shume se 200 shënjestra iraniane në Siri.

Ajo qe e shqetëson Izraelin është përfshirja ushtarake e republikës islamike në Siri, si dhe dërgesat e armëve iraniane për grupin militant libanez Hezbollah, që lufton në krah të forcave të regjimit sirian.

Detajet janë të pakta dhe pretendimi rus per incidentin nuk është verifikuar ende. Itar Tass thotë se avioni rus u zhduk gjate një mësymjeje të katër F 16-tave izraelite ndaj objektivave siriane në Latakija.

Televizioni shtetëror sirian raportoi gjithashtu se ka pasur shpërthime në qiellin e kësaj province përpara se avionin të zhdukej nga radarët.

Moska thotë se Izraeli nuk e paralajmëroi për operacionin mbi Latakia deri një minutë përpara sulmit, gjë që nuk i dha avionit rus kohë të mjaftueshme për t’u larguar.

Baby Boo