Rreziku nga shembjet, kërkohet kujdes gjatë qarkullimit në këto akse rrugore


Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, ka një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në disa akse rrugore për shkak të shembjeve nga gurët.

Bëhet fjalë për aksin rrugor Dellçevë – Koçan, Dellçevë – Pehçevë dhe Dellçevë – Dellçevë e epërme.

”Rekomandohet kujdes në vozitje, respektim i sinjalizimit rrugor dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës”, thuhet në njoftim.

Baby Boo