Rreth 200 të dënuar për një ditë


MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka në zonën e Shkupit janë shqiptuar 196 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, nga të cilat 106 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur katër masa për përdorim të celularit, 12 për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër masa për automjete të paregjistruara, tetë masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq)”, njoftojnë nga MPB.

Baby Boo