Rreth 15 000 maturantë sot morën pjesë në maturën shtetërore (VIDEO)


Rreth 15 000 maturantë sot ju nënshtruan Maturës Shtetërore. Nxënësit që pothuajse kanë përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme, duke filluar nga ora 10:00 filluan provimin në gjuhën amtare. Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore për Provime, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7050 nxënës janë nga arsimi i mesëm, 7.983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik. Të gjithë do të kryejnë provimin e gjuhës amtare. Për gjuhë dhe letërsi maqedonase ka 10.848 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4078 kandidatë, ndërsa për gjuhë dhe letërsi turke ka 272 kandidatë.

Provimi i dytë, esktern, që paraqet lëndë zgjedhore pritet të mbahet me 11 qershor. 1529 maturantë zgjodhën si lëndë matematikën. Si në vitet e mëparshme, më shumë kanë zgjedhur gjuhët e huaja, ndërsa shumica kanë aplikuar për gjuhën angleze, gjegjësisht 13.452 kandidatë. Për gjermanisht ka 140 kandidatë, frëngjisht 32, rusisht 18.
Për më 11 qershor janë paraqitur 10,886 maturantë që do të bëjnë provimin në gjuhën maqedonase, 4,134 në gjuhën shqipe ndërsa 274 në gjuhën turke.

Rezultatet e testit do të shpallen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit (i dytë) ekstern. Për maturë shtetërore janë paraqitur gjithsej 15.294 kandidatë.
Vitin e kaluar, matura shtetërore nuk u organizua për shkak të pandemisë. Maturantët disa herë kanë apeluar për heqjen e maturës shtetërore, madje disa herë edhe kanë protestuar, por kërkesa e tyre për ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskan, ishte e pa pranueshme.

Këtë vit, për shkak të pandemisë, u krijua protokoll shëndetësor për ditët e provimit. Në klasë lejohen të jenë maksimum 15 nxënës, vetë shkollat do të sugjerojnë se sa mund të akomodojnë në hapësirën ku mbahet provimi, prandaj në disa klasa numri do të jetë më i vogël se ky maksimum.
Ky vit shkollor nisi dhe përfundoi me mësim online, ndërsa për vitin e kaluar nga Unisioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë paralajmëruar se do të kërkojnë që nxënësit të ju kthehen bankave shkollore. Edhe kompetentët nuk e kanë përjashtuar mundësinë për kthimin e mësimit me pjesëmëmarrje fizike.

Baby Boo