Syla i AAK’së krenohet me 100 ditëshin e Haradinajt: Pyet Kurtin se me çka do të mbahet mend ai

Gazmend Syla i AAK’së, ka krahasuar 100 ditëshin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, ku ai e kujton për vendime guximtare, dhe 50 ditëshin e kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Baby Boo

Syla ka theksuar se Haradinaj, përkundër se me pak kompetenca dhe nën presionin e UNMIK’ut, kishte marrë vendime të guximshme .

“Në vitet para pavarësisë, që nuk janë shumë larg për t’i rikujtuar, qeveria vepronte me shumë pak kompetenca dhe vazhdimisht nën presionin e UNMIK-ut, shefi i së cilës kishte kompetenca pothuajse mbretërore”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Në vitet para pavarësisë, që nuk janë shumë larg për t’i rikujtuar, qeveria vepronte me shumë pak kompetenca dhe vazhdimisht nën presionin e UNMIK-ut, shefi i së cilës kishte kompetenca pothuajse mbretërore.
Në atë katrahurë pushteti, Ramush Haradinaj kishte kohë vetëm 100 ditë, para se ta dërgonin në Hagë për krime të imagjinuara e gatuara.

Ato 100 ditë, mbahen mend për vendime të guximshme siç janë: inicimi i formimit për herë të parë të dy ministrive të rëndësishme, ministrisë së brendshme dhe asaj të drejtësisë (rendit dhe ligjit), inicimi në Kuvend i Ligjit për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e Luftës, si dhe plotësimi i një numri shumë të madh të të ashtuquajturave “standarde para statusit”, që rezultuan me pakon e Ahtisarit si bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës.

E tani, në shtet të pavarur, me të gjitha kompetencat, vjen burri i botës në pushtet me premtime e mashtrime, e nuk është i zoti lëre që ta mbaj pushtetin, po as të dal me ndonjë vendim për të cilin do mbahet mend, përpos shkarkimeve për emërime militantësh dhe heqjen e tarifës ndaj Serbisë pa asnjë kundërvlerë e pa nderë.
Për çka tjetër do mbahet mend 50 ditëshi yt Albin?