Rrënohet shtëpia në afërsi të Gjykatës, paraqiste pengesë për qarkullimin e makinave dhe kembësorëve


Shtëpitë që kanë penguar hapjen e bulevardit të Ilindetit në qytetin e Tetovës kanë filluar të rrënohen gjatë natës së mbrëmshme.

Autoritetet e komunës së Tetovës thonë procedura për rrënimin edhe të këtij objekti që gjendet përgjatë këtij bulevardi është stërzgjatur për shkak të kontestit pronësor-juridik nës mes të pronarëve dhe komunës, lëndën gjyqësore të këtij kontesti e ka fituar komuna dhe tanimë ai objekt është rënuar dhe në atë pjesë nuk do të hasen më problemet me të cilat ballafaqoheshin si vozitësit poashtu edhe këmbësorët për qarkullimin e lirë në atë pjesë të bulevardit të Ilindenit.

Përndryshe kjo shtëpi ishte e vetmja në këtë pjesë të qytetit që nuk ishte rënuar për vite me radhë. Kjo parqiste vazhdimisht pengesë për qarkullim të lirë të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit ku edhe vazhdimisht krijohej kaosi për shkak të rrugës së ngushtë. U deshën 12 vite të kalojnë që kjo shtëpi të rënohet dhe të hapet rruga ashtu siç duhet si për automjetet poashtu edhe për këmbësorët.

Baby Boo