Boshkoski për arrestimin e tij në “Vodenica”: Është ngjarje që dua ta fshij nga memorja


Më vjen shumë keq që ndodhi një ngjarje e tillë, ngjarje të cilën dëshiroj ta fshij nga memoria ime, por ja që me gjykimin e sotëm është duke mu kthyer si episod i ri në jetën time.

Këtë e tha i dëmtuari Lube Boshkoski në seancën e sotme në Gjykatën Penale, në të cilën po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit të PPS-së, Lubomir Lape, Boshkoski tha se më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve, është thirrur prej mikut të tij në restorantin “Vodenica” për të zgjidhur marrëdhëniet debitoro-kreditore të cilat i kanë pasur rem më parë. Kur e ka përfunduar bisedën me personin në fjalë, të cilin, siç tha Boshkoski e ka konsideruar si mik, me të ka mbajtur një qese me para të cilat nuk i ka numëruar, edhe pse janë ekspozuar para tij, ka dalë dhe është nisur drejt automjetit në parking.

“Vetëm sa dola dëgjova se si dikush bërtet ndal policia. Disa prej policëve mbanin maska të zeza. Filluan të bërtasin shtrini për toke plehrën dhe për një moment më shtrinë në asfalt si kriminelin më të madh”, tha Boshkoski.

Shtoi se gjatë arrestimit nuk ka dhënë rezistencë. Nga policët ka dëgjuar se këtë e ka përshëndetje nga shefi dhe se nuk i ikin shtatë-tetë vite burg.

Boshkoski, siç tha, atëherë ka thënë “e di se më ka përgatitur kurthin shefi yt Sasha. Dikush tha që të mos përmendet emri Sasha, por shef, duke e ngritur si një personalitet biblik, pasi në Biblë qëndron “nuk e përmend kot Zotin”, tha Boshkoski.

Ai vlerësoi se arrestimi ka qenë revansh politik që ka dalë prej paraqitjeve të tij publike pas braktisjes së partisë VMRO-DPMNE dhe formimit të partisë Të bashkuar për Maqedoninë.

Boshkoski tha se do të kërkojë që të akuzuarit të përgjigjen në aspektin penal, ndërsa për dëmshpërblimin do të tregojë gjatë procedurës.

Në seancën e sotme të lëndës “Tortura” të pranishëm janë i akuzuari i parë Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast./Pacensure

Baby Boo