Rrëmbim i çuditshëm, si në filma vetura me xhama të zi merr nënën e milionerit!


Ngjarja e çuditshme e rrëmbimit si në filma u regjistrua në një qytet të vogël të Austrisë.

E moshuara 88-vjeçare lëvizte me karrocë ndihmëse dhe shoqërohej nga shërbëtorja e saj. Teksa policia austriake ka nisur një aksion ndërkombëtar pasi sipas dëshmitarëve makinat kishin targa të huaja.

Mediat austriake kanë zbardhur edhe identitetin e të rrëmbyerës 88-vjeçare. Ajo është nëna e Stefan Ottrubay, një milioner aristokrat ku pasuria e tij i kapërcen 810 milionë euro.

Ottrubay është përfaqësues i familjes Esterhazy, një familje aristokrate hungareze, rrënjët e së cilës shkojnë deri në shekullin e 13-të.

Familja ka shumë pasuri, mes tyre edhe dy kështjella në qytetin ku u kidnapua e moshuara.

Baby Boo