Rrëfimi i mjekut që trajtoi gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë (VIDEO)


​Edhe në luftë kishte pasur mjekë që kanë trajtuar gratë e dhunuara nga policia e ushtria serbe. Njëri prej tyre është doktori Shukri Gërxhaliu. Ai kishte takuar viktima të dhunës seksuale edhe gra që i kishte njohur. T7 sjell rrëfimin e tij.
“…Kur m’u kthye vetëdija, mbaj mend se pashë dy burra përmbi mua; njëri po më mbante me forcë, tjetri po më… të gjithë u shkatërruam. Jashtë dhomës ishin fëmijët tanë dhe gra të tjera. Të gjithë kanë dëgjuar klithjet…”

Ky rrëfim rrëqethës është i Teutës pseudonimi i njërës prej 10 grave shqiptare të cilat në një libër vendosën të tregojnë se si u dhunuan seksualisht nga ushtria serbe gjatë luftës së vitit 1998/99 në Kosovë.

Por në atë botë kur nuk flitej për dhunën, dhe kur gjithçka për dhunën seksuale të viktimave të luftës ishte tabo, dikush duhej t’i jepte ndihmën e parë.

Dikush u kujdes për shëndetin fizik e psikik.

Baby Boo