Dr. Bekim Tateshi dhe beteja e tij për t’i mbrojtur nga verbimi prematurët!


17 Nëntori është dita e fëmijëve premature. Një bet*ejë e gjatë ndodhë brenda inkubatorit për të mbajtur në jetë të sapolindurin para kohe! Ekipë e mjekeve monitorojnë jetën e tyre dhe mbarvajtjen e procesit të zhvillimit nën dritat e inkubatorit! Një ndër rreziqet mes shumë prej tyre që ballafaqohen prematurët është edhe rreziku nga verbimi, në Klinikën për Gjinekologji në Shkup dr. Bekim Tateshi kujdeset maksimalisht që keto foshnja ta tejkalojnë këtë vështirësi.

Pa Censurë ka realizuar intervistë me dr. Bekim Tateshin:

Pa Censurë: 1.Me çfarë shkalle te rrezikshmërisë për verbim ballafaqohen fëmijët e lindur para kohe?
Dr. Bekim Tateshi: Cdo fëmjë që lind para javës të 37 llogaritet si foshnje premature apo shtatanik, termin i njohur në gjuhën popullore. Këto engjuj ballafaqohen me probleme të shumta shëndetësore dhe njëra prej tyre ështe edhe retinopatia prematurike apo sëmundja e syve më saktësisht e retinës te shtatanikët për shkak të ndryshimeve të mëdha nga ambienti në mitrën e nënës dhe inkubatorit.

Pa Censurë: 2. A ka rëndësi java se kur ndodh lindja e parakohshme për ta shtuar rrezikun?
Dr. Bekim Tateshi: Po, edhe atë shumë. Por përvec javës gjestacionale shumë rëndësi ka edhe pesja e lindjes dhe krejt këto kanë ndikuar që të bëhet protokol dhe nëpërmjet instrumentit të rëndësishëm skriningut apo depistimit kontrollohen të gjithë fëmitë që kanë lindur para javës të 32 dhe kanë peshë të lindjes më të vogël se 1500 gr apo edhe raste kur neonatologu propozon që të kontrollohen fëmijë jashtë këtyre parametrave me problematika tjera si gjakderdhje në tru, infeksione, transfuzione të shpeshta etj.

Pa Censurë:Sa e vështirë është t’i riparoni defektet e shkaktuara?
Dr. Bekim Tateshi: Është shumë me rëndësi detektimi në kohë dhe vizitat sipas protokolit amerikan, që ne e përshtatëm për rrethanat tona. Në 85% të rasteve ndërpritet procesi I shkolitjes të retinës, apo verbimit, porn ë raste specifike edhe pas të gjitha tretmaneve fëmisë I dobësohet të pamurit apo verbohen. Lazerfotokoagulacioni është standard I artë dhe 5 vjetët e fundit me sukses aplikojmë anti-VEGF terapinë dhe rezultatet tona janë në nivel të shteteve në regjion.

Pa Censurë: Sa prej femijeve te lindur para kohe që ju i keni kuruar kanë tejkaluar rrezikun e verbimit?
Dr. Bekim Tateshi: Vjet kremtuam 10 vjetorin e punës tonë dhe jemi krenarë me punën që kemi bërë për pacientët tonë, por edhe të shteteve përreth. Janë kontrolluar rreth 5000 fëmijë me gjithsejt rreth 15000 kontrolla. Janë laseruar diku rreth 300 fëmijë dhe me injekcione janë trajtuar diku 40 fëmijë, për fat të keq kemi humbur 12 sy.
Është një punë kolosale në bashkëpunim me neonatologët dhe mikropediatrët në shumë institucione shëndetësore. Kemi edukuar edhe staf mjekësor, në Maqedoni dhe Kosovë. Është një kategori e ndjeshme dhe një trekëndësh I rëndësishëm, pacient, prindër dhe mjekë që kërkon bashkëpunim dhe besim të ndërsjelltë.

Pa Censurë: Si është kjo sfide per ju?
Dr. Bekim Tateshi: Është punë e rëndë dhe me përgjegjësi, nuk të lent ë qetë as për festa, as për pushime dimërore e as verore. Viktimë janë edhe njerëzit rreth meje se shpesh duhet të ndërprehen pushimet për shkak të rasteve të rënda që kërkojnë trajtim urgjent. Por kur I sheh rezultatet dhe kthen kokën pas, krenohesh me gjith atë punë, sfida, pagjumësi se duhet të mbani mend, një profesionist që në mbrëmje e ven kokën në jastëk pa analizuar cka ka bërë sot dhe crarë duhet të bëjë nesër, rezultate nuk do të ketë.
Në fund dua t I falenderoj edhe mediumet që kanë prezentuar punën tonë dhe të gjithë fëmijët që sot janë edhe 1o vjecar si dhe prindërit e tyre hero që kanë bërë maksimumin për fëmijët e tyre.

Baby Boo