Rrëfimi i Latifit: Xhihadistët që i solli Serbia në Drenicë, i përzuri Ilaz Kodra


Profesori i filozofisë Blerim Latifi thotë se prej shumë kohësh Serbia ka tentuar që të paraqes UÇK’në si organizatë fetare.
“Janë përdor lloj-lloj metodash që me fetarizu misionin politik të UÇK’së. Me paraqit në atë mënyrë që në sytë e faktorit perëndimor të na paraqesin si përfaqësues të një organizate që nuk ka pasur qëllime kombëtare, por fetare”, thotë Latifi.

Latifi tha se më 1998 Serbia kishte futur xhihadistë në Drenicë, por ata ishin përzë nga Ilaz Kodra.
“Shërbimet sekrete serbe kanë arrit me fut një grup xhihadistëve prej Bosnjës deri në Drenicë. Ata kanë promovu qysh dojnë me bo aksion për me çliru Skënderajn. Kjo ka qenë skenar me bo një show fetar që Serbia me përdor kundër UÇK’së. Falë një prej themeluesve të UÇK’së, një nga komandantëve më trima, që tani është dëshmor, Ilaz Kodra i ka përzënë”, ka treguar Latifi.

Baby Boo