Rinia e BDI dhe Iniciativa vendosën “Lojra fati” përpara zyrave të Taravarit


Forimi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI bashkë me Iniciativën qytetare “Gostivari që dua”, sot marshuan nga Green Club drejt objektit të komunës së Gostivarit, duke bartur me vete “lojra” të improvizuara të kasionove dhe duke i vendosur në hyrje të komunës, për të shprehur shqetësimin e madh të banorëve të Gostivarit për praninë e numrit të madh të kazinove në qytetin e Gostivarit.

Në deklaratën për mediat, përfaqësuesi i Inicativës, z. Lekë Dalipi potencoi që para katër viteve ishte kryetari aktual i komunës që erdhi me premtimin për largimin e kazinove nga qendra e Gostivarit, prandaj, pikërisht sot para zyrave të tij kërkohet llogari se pse nuk u larguan nga qendra e qytetit dhe pse numri i kazinove u shtua gjatë mandatit të tij.
Leka tha se në vitet e kaluara, Gostivari është bërë Las Vegas i Maqedonisë së Veriut – por pa pasurinë dhe pa glamurin e tij.

“Në asnjë qytet tjetër të vendit nuk kemi më shumë kazino sesa në Gostivar. Me 41 salla të ndryshme të lojërave të fatit në qytetin tonë – ne kemi më shumë kazino sesa shkolla dhe kopshte! Ne të gjithë kemi familje. Ne nuk duam që fëmijët tanë të rriten në një qytet, ku kërc*ënohen nga qentë endacak, ku shëndeti i tyre është në rre*zik për shkak të deponisë Rusino, dhe ku ata tundohen nga industria e lojërave të fatit. Si shumë qytetarë të tjerë, unë them boll ishte, kaq mund të durohet. Kjo është arsyeja pse u angazhuam në nismën qytetare “Gostivari që dua” – ne, qytetarët e Gostivarit, duam ta kthejmë qytetin tonë”, deklaroi Leka.

Ne duam një qytet, tha ai, i cili nuk dominohet nga qentë endacak, mbeturinat dhe kazinotë, por një qytet të sigurt dhe të pastër, ku ja vlen të jetohet.

“Ne duam një kryetar komune që kujdeset për këto probleme në vend që t’i neglizhojë apo edhe të përfitojë prej tyre. Taravari premtoi tashmë 4 vjet më parë, se do ti heqë kazinotë nga qendra e qytetit – por katër vjet më vonë, asgjë nuk ndodhi në këtë drejtim. Fatkeqësisht, ne kemi edhe më shumë kazino në Gostivar se më parë. Edhe një premtim bosh i Taravarit, një problem i pazgjidhur, një dëshprim më shumë ndaj qytetarëve. Ne më nuk mund të rre*zikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë – në duam që të rinjtë tanë të angazhohen në sport dhe kulturë, t’u ofrojmë atyre shkolla moderne për arsimim më të mirë, në vend që të shkatërrojmë të ardhmen e tyre në makinat e fatit. Prandaj ne duhet t’i mbajmë Kazinot larg shkollave, jashtë qendrës së qytetit”, vijoi Leka në prononcimin para mediave të pranishme.
Për këtë arsye, shtoi Leka, ne mbështesim ligjin e propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim në parlament, për të vendosur një ndalesë fizike prej 500 metra larg shkollave – por ne gjithashtu nuk mund ta lëmë kryetarin nga përgjegjësia e tij.

“Ne gjithashtu do të sigurohemi, që komuna mos të mirëpresë kazinot me krahë hapur, siç bëri Taravari, dhe ne nuk do të lejojmë që lojërat e fatit të sundojnë më në qytetin tonë. Sepse Gostivari i përket qytetarëve të tij, dhe jo kazinove”, përfundoi deklaratën përfaqësuesi i Iniciativës, Lekë Dalipi.
Pas përmbylljes së aktivitetit, “aparatet” e improvizuara vazhduan të qëndrojnë në oborrin e komunës së Gostivarit.

Baby Boo